Të fitosh kampionatin nuk është e lehtë, por të ruash titullin kampion është shumë e vështirë, aq më tepër në Premier League kur pretendentët për trofeun janë disa.

Për këtë arsyeja e trajneri i Manchester City Pep Guardiola, kërkon që këtë sezon ekipi i tij të tregohet më i fortë dhe lojtarët më të përqendruar.Tekniku spanjoll ka njoftuar një sistem gjobash për të ulur euforinë e mundshme të futbollistëve.

Mediat britanike raportojnë se traineri ka ndaluar mbajtjen e celularëve në ato që në klub quhen ambiente pune, në fushat e stërvitjes, në dhomën e analizës dhe në sallën e ngrënies. Guardiola ka nisur edhe të gjobisë lojtarët për vonesa në stërvitje apo mbledhjet e ekipit.

I fundit me këtë masë ishte Benjamin Mendy. Sezonin e shkuar, Man City e përfundoi sezonin me rekordin e 100 pikëve të plota ndërsa kërkon që të fitojë titullin për herë të dytë një kufi i pashkelur prej një dekade në Premier League.

Thuhet se masat e reja nuk janë pritur fort mirë nga skuadra që mësoi se Leroy Sané u la jashtë formacionit për ndeshjen me Newcastle, pasi Guardiola e vlerësoi si të dobët performancën e tij gjatë seancave stërvitore.

Tv Klan