Ditën e hënë rihapen shkollat



Ditën e hënë rihapen shkollat

12:04 21/02/2021

Mesimi online vijon në 250 gjimnazet e 10 Bashkive me numër të lartë të infektuarish.

Të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të mesme më datë 22 shkurt do të rihapen pas një jave mësimi online .

Këtë të hënë, arsimi parauniversitar do t’i rikthehet skenarit të mëparshëm. Nxënësit e ciklit fillor nga klasa e 1 në të 5 si dhe maturantët do të shkojnë në shkollë.

Ndërsa nxënësit e klasave nga e 6-ta në të 11 do të vijojne me procesin mësimor të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tre ditë në shtëpi. Orët do të jenë të reduktuara dhe variojnë nga 25 deri në 30 minuta.

Mësimi online do të vazhdojë vetëm për 250 shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë dhe me përhapje të madhe të infektimeve nga covid-19 si: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, deri më datë 26 shkurt 2021.

Javën në vijim Komitetit Teknik i ekspertëve në varësi dhe të ecurisë së kurbës së infektimeve do të përcaktojë nëse masat do të zbuten, apo do të ashpërsohen me tej.

Klan News







Të ngjashme