Familja Gjebrea ka një ditë të veçantë sot, feston ditëlindjen e Jonit. Ndonëse ai ndodhet larg, surprizat nga të dashurit e tij nuk kanë munguar. Por atë më të bukurën e ka marrë nga motra e tij e vogël Anna.

Më anë të një video telefonate, tre pjestarët e familjes e kanë uruar Jonin dhe më pas Anna ka zbuluar dhuratën e saj për të vëllain. Bëhet fjalë për një këngë që pritet të publikohet ditën e sotme në orën 18:00, ose siç ajo e cilësoi në orën e Jonit.

Videon e ëmbël e ka ndarë me ndjekësit e tij në fillim moderatori i njohur Ardit Gjebrea e më pas dhe vajza e tij Anna.

“Ditën që erdhe në jetë, të dedikoja këngë dhe këndoja Jon ndërsa sot, këndon motra jote për ty. A mund të jem dot më i lumtur se kaq? Bekuar qofsh gjithë jetën,“ ka shkruar moderatori përkrah postimit./tvklan.al