17 tatuazhe deri më tani dhe të tjerë do të vijojnë të ‘gdhenden’ në trupin e Erida Kadenës, e njohur ndryshe si DJ Rose. E ftuar në panelin e pasdites në “Rudina” në Tv Klan për të folur për një nga dashuritë e saj, ajo tregon edhe mbi historinë e secilit prej vijëzimeve në lëkurë.

DJ Rose: Tatuazhi yt i parë ka qenë një kurorë?

Rudina Magjistari: Tatuazhi im i parë fare ka qenë “AE”, inicialet e mia me tim shoq, kishim vetëm 20 ditë që njiheshim dhe e kemi të dy në të njëjtin vend.

DJ Rose: Për 20 ditë vendosët të bënit tatuazh? Kurajo e madhe apo gjithsesi ekzistonte varianti i mbulimit?

Rudina Magjistari: Bëhet edhe kjo, por realisht nuk e menduam.

Ndryshe nga Erida, bashkëshorti i saj nuk është një admirues i madh i tyre, por kjo nuk e ka penguar të realizojë një të tillë, për të cilin pendohet. Kujdes kur të bëni tatuazhe se mund të jetë një histori që nuk do ta dëshironit përjetë në trup.

Rudina Magjistari: Atij i pëlqejnë tatuazhet?

DJ Rose: I pëlqejnë kur i sheh te unë, por vetë nja 5 ka. Madje ka një të madh që po e mbulojmë ngadalë se nuk është shumë… i dhemb.  Tipike mashkullore, ne femrat durojmë më shumë.

Rudina Magjistari: Çfarë ka pasur më herët aty? Ish-i?

DJ Rose: Po. Ke shansin të ta them kështu mediatikisht. Po, kishte diçka të mëparshme./tvklan.al