Megjithëse deputeti i LSI-së për Qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli, ndërroi jetë vetëm rreth 3 muaj më parë, familjarët kanë plotësuar edhe një prej dëshirave të tij, martesën e të birit me dasmë.

Djali i madh i deputetit të ndjerë, Admir Kadeli, është kurorëzuar me Erjelën në një dasmë ku morën pjesë shumë politikanë, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Ministrin e Mjedisit në largim, Lefter Koka e shumë të tjerë.

Në një mesazh prekës në rrjetet sociale, Kryemadhi shkroi:

I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.

Të të trashëgohet djali Gjovalin. Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1369373876508684/

Ndërsa ministri në largim i Mjedisit, Lefter Koka, shkroi se dasma po bëhej ashtu siç donte vetë Kadeli. “

Me siguri Gjovja sheh nga lart e po ju bekon me buzëqeshjen e tij, ashtu si vetëm ai qeshte e po gëzon bashke me ne kurorezimin tuaj!

U be siç ti Gjove deshe, një dasëm ku të mblidheshim të gjithë bashke fëmijët e tu, nëna jote, familjaret, të dashurit e gjithë miqtë e tu, të gëzonim! Na mungon të gjithëve miku im i zemrës!

”/tvklan.al

https://www.facebook.com/lefterkokapolitikan/videos/1803322566349166/