Në këto ambiente krejtësisht të reja do të zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Godina ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa rindërtimi i saj u financua nga BE. Shkolla e re, një nga më të rëndësishme në Lezhë u inaugurua këtë të enjte dhe iu dorëzua autoriteteve.
Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe zv/ministrja e Arsimit, Nina Guga dhe ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato.
Shkolla “Gjergj Kastrioti” është një nga 36 institucionet arsimore të rindërtuara apo të riparuara në kuadër të programit të BE, EU4SCHOOLS.
Klan News