Takimi i parë i Deas dhe Albionit, i transmetuar mbrëmjen e djeshme në “Love Story” nisi me raki rrushi nga Skrapari si një dhuratë e Deas për Albionin.

“Qershia mbi tortë” e këtij takimi ishte rrëmbimi i puthjes së parë në buzë mes njëri-tjetrit.

Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar pikërisht për këtë takim dhe ka qenë Albioni ai që ka dëshmuar se Dea nuk do të puthte asnjë njeri tjetër në takim, kjo pasi fronistja zgjodhi për takimin e radhës Andin.

Daniela: M’u duk sikur i vinte keq për Andin ngaqë unë e “masakrova” deri diku Andin me shumë terma të ndryshëm.

Albioni: Unë jam shumë xheloz, por të shoh si do të sillet Dea në takim. Ajo nuk do të puthë asnjë tjetër dhe unë do të jem i pari dhe i fundit.

Eni: Si të duket pozicioni i fronistes pas komenteve, i parehatshëm?

Dea: Nuk i kisha ndjerë gjembat, tani po filloj të ndjej sikletin. Unë Andin nuk e zgjodha se më erdhi keq për të, por sepse Andi e meritonte që të kishte një takim me mua.

Daniela: Më pëqen shumë këmbëngulja jote Albion ndaj Deas.

Algerti: Këtu kemi ardhur për t’u njohur dhe kjo nuk do të pengojë askënd për t’u puthur apo mos t’u puthur.

Dea: Më vjen shumë keq, Albion, por nëse në një moment tjetër detyrimisht do të ndodhë një puthje, më fal. Çfarë problemi ka? Nëse unë e ndjej të puth dikë tjetër është krejtësisht normale./tvklan.al