Dolly Parton “qau” në telefon pasi Jeff Bezon i dhuroi asaj një donacion prej 100 milionë Dollarësh. Miliarderi 58-vjeçar, themelues i Amazon, i dha shumën marramendëse këngëtares, e cila mund ta përdorë për bamirësitë që dëshiron.

Nuk mund ta besoja. Fillimisht, qava gjatë telefonatës me Jeff Bezos. Dhe kur kuptova që ai e kishte me të vërtetë, qava prej dhuratës dhe të mirave që do të mundem të bëj me të”, tha këngëtarja.

Jam duke u lutur dhe menduar se ku mund të shkojnë. Nuk kam pse t’i shpenzoj të gjitha në një vend dhe nuk kam pse t’i shpenzoj tani”, shtoi ajo.

Parton ka mbështetur bamirësi të ndryshme gjatë karrierës së saj si dhe ka themeluar fondacionin Dollywood, i cili siguron libra për fëmijët në mbarë botën./tvklan.al