Pacientët me Covid-19 po transportohen përtej kufirit në Gjermani

Situata e Covid-19 në Holandë është rënduar së tepërmi dhe kjo është reflektuar në numrin e të shtruarve në spitalet Covid. Kapacitetet spitalore atje po shkojnë drejt ezaurimit dhe pacientët po transportohen përtej kufirit në Gjermani.

Gjatë javëve të fundit numri i tyre ka arritur nivele rekord dhe pritet që situata të përkeqësohet me rritjen e rasteve.

Zyrtarët holandezë kanë filluar të shtyjnë operacionet për disa pacientë të tjerë në mënyrë që të krijohet hapësirë ​​në njësitë e kujdesit intensiv.

Që nga e hëna, 470 nga 1050 shtretërit  e kujdesit intensiv në Holandë po përdoren për pacientët me Covid-19. Spitalet gjermane kanë ofruar në total 20 shtretër për pacientët nga Holanda.

Planet e qeverisë holandeze për të vendosur kufizime të mëtejshme në përpjekje për të frenuar Covid-19 shkaktuan trazira të shumta pasi mijëra njerëz protestuan kundër bllokadës së re kombëtare.

Klan News