Një drejtues mjeti në Tiranë është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte policin e rrugores për të mos i hequr pantentën dhe lejen e drejtimit.

34-vjeçari me iniciale N.A. u konstatua në rrugën “Teodor Keko” mbrëmjen e së martës duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Ai u ndalua për kontroll dhe nga verifikimi me aparatin drager, ky drejtues mjeti rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.89 mg/l testi i parë dhe 0.75 mg/l testi i dytë.

Për të shmangur penalizimin, ai i dha policit 45 mijë Lekë të vjetra. Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë për korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike dhe për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. /tvklan.al