Kanë performuar disa prej artistëve ndërkohë që në mbrëmje, në natën e parë performon Stanaj dhe ylli ndërkombëtar, Dua Lipa.

Dhe në fakt “Sunny Hill Festival” nuk do të kuptohej pa yllin e ri të popit në tregun e madh të muzikës botërore, Dua Lipa.

Mbrëmja e parë ishte dje. Ekipi i Televizionit Klan që ka edhe ekskluzivitetin e këtij festivali që sjell në Kosovë këngëtarë të njohur të huaj dhe shqiptarë ishte aty për të ndjekur një nga festivalet që premton të kthehet më i rëndësishmi në Rajonin e Ballkanit.

I madh ishte edhe publiku që mbërriti në Parkun Kombëtar të Gërmisë për të dëgjuar të preferuarit e tyre.

E fundit që u ngjit në skenën e “Sunny Hill”, pas një mbrëmje të gjatë ku kënduan 13 artistë, ishte Dua Lipa.

Për 1 orë e 30 minuta, ajo solli hitet që i dhanë dy çmime “Brit Awards” dhe këngët e saj më të fundit.

“Sunny Hill” vazhdon. Sonte në 24 orëshin e dytë të tij skaleta rezervon të tjerë emra të njohur të muzikës rrap apo hip-hop. Është radha e Gashit dhe një tjetër artisti të suksesshëm  me origjinë shqiptare, reperi amerikan Action Bronson.

72 orë festival mbyllet të dielën, ku pritet spektakli i dj holandez Martin Garrix.

Tv Klan