Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq mjaft energjike gjatë performancës së saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka mahnitur fansat e saj gjatë performancës në festivalin Roskilde, në Danimarkë.

Ylli i popit u shfaq e veshur një fustan jeshil me temina dhe me një palë geta rrjete,  duke nxjerr në pah format e saj të tonifikuara.

Me flokët e hedhura krahëve, 26-vjeçarja e kompletoi lukun e saj me një grim natyral dhe një palë vathë vezullues argjendi në formë dryni. 

26-vjeçarja u shfaq mjaft energjike gjatë performancës së saj teksa u shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.

Klan News