Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mohuar aludimet e opozitës se ka patur presion nga Kryeministri.

Altin Dumani: Lidhur me marrëdhënien me Kryeministrin apo me çdo titullar institucioni në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Institucionale kur patjetër institucionet kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre është e nevojshme të thirren në cilësinë e deklaruesit, në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo në cilësinë e të pandehurit. Nuk marr as nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, unë ushtroj detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime që ekziston me të gjithë, pa përjashtin.

Dumani tha se prokurorët e SPAK nuk janë inkuzitore.

Altin Dumani:Jemi prokurorë, por në asnjë rrethanë nuk jemi inkuizitorë. Detyra jonë ëhstë të mbledhim prova, të hetojmë dhe në bazë të tyre të akuzojmë dhe këtë e bëjmë në respekt të parimit të procesit të rregullit ligjorë ku mbajmë me kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Dumani theksoi se çështja e hetimit të inceratorit të Tiranës është mjaft komplekse. Sipas tij po hetohet perdorimi i fondeve evropiane për bujqësinë si dhe veprimtaria e call center që u ka vjedhur milionë euro shtetasve te huaj. Sipas tij janë hetuar 50 çështje per krimet zgjedhore me 17 të hetuar.

Dumani ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike. SPAK për vitin 2023 u ka sekuestruar shkelesve të ligjit rreth 41 milion Euro pasuri.

Ndërkaq prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela pranoi se ka një tendencë për të kërkuar masa të ashpra sigurimi me arrest në burg.

Klan News