Dy vatra të reja zjarri kanë përfshirë masivet e pyjeve në Korçë dhe Pogradec. Klan News raporton se zjarri në masivin pyjor të Aishteve në zonën e Mokrës në Pogradec po merr përmasa të mëdha.

Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat, por ndërhyrja është shumë e vështirë pasi terreni është malor dhe i thyer.

Ndërsa në Korçë, një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Vithkuq, ku flakët kanë përfshirë pisha dhe bimësi të ulet.

Mjetet zjarrfikëse të bashkisë dhe forca të shërbimit pyjor po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, të cilat po përhapen në një sipërfaqe të konsiderueshme për shkak të erës./tvklan.al