vellezerit ne hollandeDy të rinj shqiptarë janë gjetur të vrarë në banesën e tyre në Roterdam, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur të enjten më 15 janar. Viktimat janë vëllezërit Florenc dhe Klevis Tola, përkatësisht 27 dhe 25 vjeç, ndërsa i plagosuri është Serxhio Piku. Prejardhja e të tre personave është nga Elbasani.

Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa policia holandeze po heton për zbardhjen e saj. Mediat e këtij vendi hedhin dyshime se viktimat dhe i plagosuri mund të kenë qenë të përfshirë në grupe të trafikut të drogës.

Ka qenë i plagosuri, i cili i ka telefonuar policisë pak minuta pas ngjarjes. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Serxhio Piku është dëshmitari kyç i këtij krimi dhe pritet të merret në pyetje nga policia holandeze sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. 20 detektivë janë vënë në kërkim të të dyshuarve si autorë të ngjarjes.

Sipas mediave holandeze, po hetohet për një lidhje të mundshme mes kësaj ngjarjeje dhe një kufome të gjetur në të njejtën ditë, në një tjetër apartament në Roterdam. Për këtë rast u arrestuan 2 persona që banonin aty.

Tv Klan