Trafik në rrugët që të çojnë drejt plazheve

Ndonëse ditë jave rruga nacionale Lezhë-Milot vijon të jetë tejet e rënduar nga trafiku për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Për të mbërritur në bregdetin e Shëngjinit më së paku duhet të qëndrosh në trafik tre orë, nën të nxehtin përvëlues të këtyre ditëve.

Në këtë trafik të rënduar më fatlumët janë banorët e zonave që në vend të makinave përdorin motorin duke kaluar nëpër rrugë dytësore.

“Me motor vetëm në mungesë të trafikut, shumë problem edhe me motor.”

“Sa të duash është problem”

“Problem është shumë trafiku, është ngarkesë e madhe dhe zgjedhë rrugë alternative majtas-djathtas, ku të zëmë me kaluar. Edhe me motor është shumë e vështirë prapë se prapë.”

E njëjta situatë është edhe në rrugën që të çon drejt bregdetit të Tales. Drejtuesit e mjeteve shprehen se shkak kryesor është rruga tepër e ngushtë por edhe fluksi shume I madh I pushuesve që I drejtohen bregdetit te lezhes.

“Nuk kalon gjithë kjo makinë me një rrugë , duhet të zgjerohet rruga këtu se është gjithë ky plazh.”

“Po bëhen 30 vite tranzicion dhe s’ka bërë njeri një rrugë”.

Probleme me trafikun nuk shfaq vetëm aksi  Lezhë-Milot, por edhe ai që që çon drejt bregdetit të Jonit, ku në temperatura mbi 40 gradë, turistëve u duhet të presin me orë të tëra për të mbërritur në destinacionin ku duan të pushojnë.

Tv Klan