Këto janë pamjet e arrestimit të Fatmir Balajt, oficer policie në Korçë, i cili dyshohet se ka tjetërsuar provat gjatë një hetimi në prokurorinë e këtij qyteti. Prangosja e tij u bë nga AMP në Tiranë.

Nga hetimet e kryera AMP thotë se ka rezultuar se 49-vjeçari, duke shfrytëzuar funksionin e tij si ekspert kriminalist në Institutin e Policisë Shkencore, ka zëvendësuar një pajisje të sekuestruar në një pikë Call Centerash.

Bëhet fjalë për një USB, në të cilën dyshohet se fshiheshin të dhëna që provonin se në këtë pikë Call Center zhvillohej një skemë mashtrimi.

Arrestimi i 49-vjeçarit, Fatmir Balaj e çon në dy numrin e oficerëve të policisë të vënë në pranga nga AMP në 24 orët e fundit. Pasditen e së dielës po nga AMP Tiranë u prangos një oficer krimesh pranë komisariatit 4, pasi përmes ryshfetit tentoi të favorizojë një qytetar të kallëzuar për dhunë.

Tv Klan