Elseid Hysaj nuk ka patur një sezon të qetë te Napoli. Në kampionat është aktivizuar më pak se çdo sezon tjetër aq sa në Janar u përfol se mund të largohej nga skuadra.

Kjo situatë po përsëritet, pasi gazeta napolitane “Il Mattino” shkruan se në rast të një oferte bindëse Hysaj mund të largohet. Për të mos krijuar pengesa kartoni i tij tashmë vlerësohet 25 milionë Euro sipas kësaj të përditshmeje.

Elseid Hysaj mbërriti te Napoli në verën e 2014, kur së bashku me trajnerin Maurizio Sarri lëvizi nga Empoli. Me Carlo Ancelottin në stol gjërat nuk shkuan siç pritej, dhe në mjaft raste 25-vjeçari ka qëndruar në stol. Kontrata e tij me Napoli është e vlefshme deri në 30 Qershor të 2021.

Tv Klan