E Diela Shqiptare-16 Shkurt 2020

E Diela Shqiptare-16 Shkurt 2020

13:30 16/02/2020

Quiz me 5 Yje

“Quiz me 5 yje” vjen këtë javë me nje konkurrente simpatike, Egla. A do të mundet Egla të grumbullojë më shumë para se dy konkurrentët e parë?

Ka një mesazh për ty: Historia e dhimbshme e Margaritës! 

Margarita është një nënë e divorcuar prej 5 vitesh që përpiqet me sakrifica të mëdha të rrisë dy fëmijët e saj. Vajza Kasandra është dyshuese për zotësinë e të ëmës për t’ia dalë mbanë për shkak të vështirësive fizike dhe ekonomike. Si do bindet ajo që e ardhmja do të jetë akoma më e mirë?

Ka një mesazh për ty: Çiftit i anulohet dy herë celebrimi?

Spajdi është fejuar një vit më parë dhe kohëve të fundit ka shprehur dëshirën që të celebrohet. Por nuk mjafton vetëm dëshira por duhen edhe rrethanat të jenë të volitshme për t’a bërë këtë ëndërr realitet. Këto vonesa e kanë mërzitur Eridonën ndaj Spajdi duhej të gjente një super zgjidhje të shpejtë…!

Shihemi në gjyq: Vasilika, nuk e dua bashkëshortin se mbron vëllezërit e mi!

“Shihemi në gjyq” nis me historinë e konfliktit të një prone mes bashkëshortëve Vasilika dhe Guri. Vasilika thotë se Guri mbron vëllezërit e saj dhe për këtë arsye e ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo vazhdon të insistojë se nëse Guri nuk e mbështet nuk do ta pranojë më në shtëpi. A do ta gjejnë ata një zgjidhje?




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi