28 vite më parë xhaxhai i Danielës ndërron jetë nga një aksident në Greqi. Ai la pas një vajzë 8 muajshe që quhej Gresilda. Pak kohë më pas e ëma e vajzës krijoi familje të re dhe që atëherë dy kushërirat nuk janë parë. Daniela dëshiron t’a takojë për herë të parë pas 28 vitesh por edhe t’i plotësojë ëndrrën gjyshes që të shohë mbesën sa është gjallë. Daniela përqafon kushërirën për herë të parë pas 28 vitesh. Gresilda nuk pranoi të takojë gjyshen e moshuar për shkak të ndodhive të së shkuarës. E rëndësishme është që hapi i parë u hodh, një dritare u hap…

Valmira sapo ka ardhur nga Suedia dhe ka zgjedhur që t’u bëjë një mesazh ish kolegeve të saj të punës, tashmë dhe shoqe të mira. Çfarë ka për t’u thënë atyre? Ambienti i punës është si një “shtëpi” e dytë pasi aty kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Si i tillë është mirë që aty të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit, e bashkëpunimit dhe e respektit reciprok. Valmira është me fat që tek 8 koleget e saj Edlira, Xhulieta, Klarita, Leonora, Ermira, Erjeta, Egla dhe Era gjeti ngrohtësinë e një familje.

Gara e fëmijëve në Power Kidz sapo ka nisur! 5 fëmijë nga 5 shkolla të ndryshme konkurrojnë sot, dhe vetëm njëri prej tyre do të skualifikohet. Rubrikat e përzgjedhura testojnë fjalorin, shpejtësinë dhe fantazinë e mendimeve të fëmijëve.Sot garojnë: Joan, Abi, Luna, Anja dhe Natien.

Eshtë kohë virozash dhe po duket sikur po zgjasin pa fund, ndaj kemi nevojë për këshilla të mira për forcimin e imunitetit. Dietologia jonë Blerina Bombaj na sjell sot një supë mrekullibërëse që na vjen në ndihmë…

Për disa vite Mirashi ka punuar si shofer i një shoqate që kujdesej për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja. Ai ka transportuar nga Shkodra deri në Poliçan jo vetëm fëmijët por edhe bazën materiale që duheshin për konviktin e ngritur në këtë qytet enkas për këtë gjë. Drejtuesja e shoqatës, kishte emëruar në Poliçan si kujdestare konvikti, zonjën Drita, një ish mësuese në pension. Mirashi pretendon se për gjithë vitet që ka punuar si shofer transportues, nuk është paguar nga shoqata dhe për këtë i kërkon llogari Dritës. Nga ana e saj edhe ajo pretendon se nuk është paguar por të dy janë mashtruar nga shoqata ku kanë shërbyer. Si është e vërteta dhe a do arrijnë në një marrëveshje mes tyre Mirashi me Dritën?