E Diela Shqiptare-4 Korrik 2021


E Diela Shqiptare-4 Korrik 2021

13:16 04/07/2021

Myzejeni është nusja e djalit të Kujtimit dhe e ka sjellë sot vjehrrin në një seancë ndërmjetësimi për një sherr që ka kulmuar më 25 prill të këtij viti. Shkak është bërë një pishinë në qytetin e Gramshit për të cilën kanë kontribuar të gjithë si familje, Kujtimi me dy djemtë dhe vajzat. Babai i’a ka dhënë çertefikatën e pronësisë së truallit ku është ngritur biznesi, djalit të madh, megjithse pishinën e menaxhonte djali tjetër me të shoqen Myzejenin. Pronari i ri i tokës, kërkon të përzejë babain dhe vëllain të cilët banojnë në të njëjtin objekt ku është ngritur pishina. Nusja akuzon vjehrrin se me veprimet e tij po konflikton vëllezërit dhe kërkon të marrë paratë e investuara në atë biznes. Kujtimi shpreson të shesë pishinën dhe të ndajë në mënyrë të barabartë tek fëmijët paratë por biznesi është ngritur në truallin që tashmë e ka djali tjetër që kërkon t’i përzejë të gjithë. A do arrijnë të merren vesh nusja me vjehrrin? 







Të ngjashme