Agimi është fejuar qëkur ishte 7 vjeç dhe aktualisht ka 40 vite martesë me Naxhien. Ai ka ardhur në program që t’i përcjellë një mesazh dashurie e t’i kërkojë falje bashkëshortes së tij. Për çfarë? Pjesë e surprizës është bërë dhe vajza e tyre Sheqerja. Në 40 vjetorin e martesës, Agimi i kërkoi ndjesë Naxhies për ato 10 vite që ështe detyruar që t’a lerë vetëm teksa vetë ishte në emigrim. Pjesë e mesazhit u bënë dhe fëmijët e tyre Dashmiri, Leotrimi dhe Sheqerja të cilët në këtë përvjetor vendosën që t’u bëjnë dhuratë një udhëtim drejt kryeqytetit të dashurisë, në Paris.

Griselda është bërë nënë qëkur ishte 15 vjece e gjysëm. Pas divorcit ajo po e rrit e vetme Michael-in por përveç vështirësive, një sfidë tjetër ka qenë dhe bullizimi ndaj djalit. Përse? Njerëzit vlerësohen për atë që janë, jo për atë që kanë apo që duket. Kjo e ka bërë të fortë Griseldën e cila është treguar një nënë e përkushtuar për të rritur një djalë shembullor si Michael-in. Ngjyra e lëkurës mund të ndryshojë por zemra e njerëzve të mirë mbetet gjithmonë njëlloj, në gjithë botën.

Sot në seancën e ndërmjetësimit janë dy vëllezër nga Shkodra të cilët nuk kanë asnjë komunikim prej vitesh për shkak të një konflikti familjar. Shkak është bërë testamenti i gjyshit të tyre nga nëna ku ata pretendojnë një pjesë të pasurisë. Brahimi dyshon se vëllai i tij Smaili është bërë palë me kushërinj të tjerë të cilët kanë përfituar direkt nga ai testament që edhe për këtë të fundit ka hamendësime se është i falsifikuar. Të njëjtën akuzë ka edhe për djalin e tezes Isakun i cili ka ardhur në studio për të mbrojtur versionin e tij. Përse mendon Brahimi se të gjithë po punojnë kundër tij? Cila është e vërteta e testamentit të gjyshit dhe a do pajtohen vëllezërit në fund të kësaj seance?

Ledion Malaj luan sot për gjetjen e identiteteve në formatin Të Panjohurit. Mes të panjohurve të njohur sot është Anxhela Peristeri, por cili është identiteti i saj? Është detyra e Ledionit sot të zbulojë gjithçka, i cili thotë se ka shumë intuitë, por të gjithë luajnë me Të Panjohurit.