Duket se vala e të nxehtit që ka përfshirë Gjermaninë po jep efektet e veta edhe tek njerëzit.

Një burrë nudo është fotografuar nga një radar në qytetin verior të Kielit pwr tejkalim shpejtësie. Ai po ecte me 47 km/orë me biçikletë në një rrugë ku kufiri i shpejtësisë është 30 km/orë.

Fotoja është publikuar nga policia gjermane, ndërsa agjencia e lajmeve DPA dhe gazeta më e madhe gjermane, BILD, janë kujdesur që ngjarjes t’i kushtojnë hapësirë.

Burri mësohet se ishte tërësisht nudo, veshur mbante vetëm çorapet dhe këpucët në mënyrë që të lëvizte më kollaj pedalet e biçikletës.

Media raportoi se çiklisti do të gjobitet me 25 euro për tejkalim shpejtësie. Por, nuk dihet ende se ku do të dërgohet gjoba, pasi personi në biçikletë nuk është identifikuar ende./tvklan.al