Retrogradi i kësaj vere fillon pikërisht sot dhe do të zgjasë deri më 28 Gusht. Ky është kthimi i frikshëm i Mërkurit në retrogradë, megjithatë kjo periudhë nuk do të jetë aq shume e keqe për ju, për aq kohë sa ju qëndroni të vetëdijshëm për problemet e vogla që mund të hasni.

Por ja se si do të ndikojë Mërkuri në retrogradë për shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi

Në vend që të ndaleni duke menduar se si i keni kaluar javët e para të kësaj vere, shfrytëzojeni këtë retrograd për të rifreskuar energjitë dhe aktivitete tuaj. Rendisni qëllimet tuaja sezonale për t’i realizuar ato në javët në vijim.

Demi

“Kthehuni edhe një herë në fëmijë”, nëse nuk keni pasur kurrë mundësi më parë që të bënit diçka të cilën e keni ëndërruar , qoftë edhe që në fëmijëri, tani është shansi juaj. Edhe nëse është diçka e pazakontë, përkushtimi ndaj vetes suaj do iu sjellë gëzim.

Binjakët

Çështjet familjare nga e kaluara kanë dalë në dritë. Në vend që të ikni nga bisedat e vështira dhe intensive, tani nuk keni më shpëtim, është koha për t’u ballafaquar me ato. Sa më i gatshëm të jeni për të dëgjuar atë se çfarë njerëzit kanë për t’iu thënë, aq më të lehtë do e keni për të shprehur veten.

Gaforrja

Ky muaj do të jetë plot zhurmë dhe dinamikë, aq më tepër me Mërkurin në retrogradë. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është që të injoroni çdo informacion dhe të reja që iu vijnë, ka ngjasë që shumica e atyre që dëgjoni të mos jenë të vërteta. Besojini intuitës dhe zemrës suaj për të gjetur rrugën përmes konfuzionit.

Luani

Gjithçka po ju ndodh me ritme shumë të shpejta,  e keni shumë të vështirë të ndaloni dhe të merrni pak kohë për të reflektuar. Javët e ardhshme do të jenë idealet për t’i kushtuar më shumë rëndësi vetes dhe për të fituar energjinë e humbur.

Virgjëresha

Mërkuri në retrogradë do iu ofrojë shumë romanca. Një realizim i thellë për jetën tuaj të dashurisë do të shpaloset në javët në vijim. Kjo mund të jetë një shenjë e një fillimi të ri në romancat tuaja.

Peshorja

Mos lejoni veten që të pengojë suksesin personal. Mërkuri në retrograd do t’iu bëjë që të mbimendoni gjërat dhe kjo mund të rezultojë në sabotim të rrugës tuaj drejt suksesit. Duhet të përballeni me frikën tuaj dhe të filloni të pranon anën tuaj të lënë “nën hije”.

Akrepi

Marrëdhënia me miqtë tuaj të ngushtë është disi më e ftohtë. Por nuk duhet ta merrni personale, por përkundrazi qëndroni afër me ata dhe pyetini për gjendjen e tyre emocionale. Përpiquni që të kaloni sa më shumë kohë me dhe t’i telefonin shpesh, kjo do e bëjë raportin tuaj të jetë edhe më i ngushtë.

Shigjetari

Qëndroni larg konflikteve në punë. Për t’i mbajtur gjërat e qeta , përpiquni të mendoni pozitivisht dhe të “ëndërroni” për gjërat që doni të arrini dhe që do iu bënin të lumtur, kjo mund të jetë për ju edhe “një arratisje” nga e përditshmja dhe rutina.

Bricjapi

Gjatë këtij retrogradi duhet që të përqendroheni më shumë në çështjet tuaja financiare. Shmangi shpenzimet e kota dhe angazhohuni në marrëveshje që do të jenë të dobishme në të ardhmen.

Ujori

Mërkuri në retrogradë do të jetë një shenjë për të rifituar marrëdhëniet e humbura. Bisedat me miqtë e vjetër do iu bënte të ndjeheshit mirë dhe të rifitonit miqësinë e dikurshme.

Peshqit

Rutina juaj e përditshme ka nevojë për transformim. Duhet të qeni burimin tuaj të energjisë ose të krijonin një hobby të ri apo të merreni me aktivitet fizik./tvklan.al