Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar, sipërmarrësja Donika Mici, Nard Ndoka, gazetarja e sportit Vilma Mashaj, moderatore Arjola Shehu dhe spikeri i lajmeve Renaldo Salianji të cilët kanë diskutuar për punën e parë që kanë bërë gjithsecili prej tyre. Arjola Shehu ka treguar se në moshën 18 vjeç ka filluar të punojë si dado tek një familje angleze që të kujdesej për vajzën që ata kishin adoptuar nga Kina. Nard Ndoka e vlerëson Arjolën për sinqeritetin e saj dhe shprehte se puna është nder dhe i sjell të ardhura familjes. Ndërsa disa nga kolegët e tij kur i dëgjon nëpër intervista, ve re se nuk tregohen të sinqertë për punën e tyre të parë.

Nard Ndoka: Është shumë pozitive që Arjola e tregon si eksperiencë.

Rudina Magjistari: Pse mendon që edhe mund të mos e tregonin ëë?

Nard Ndoka: Disa që e mendojnë veten VIP të rëndësishëm, i shmangem këtyre gjërave, por puna është nder për çdo njeri, i sjell të ardhura vetes, i sjell një eksperiencë, bëhesh krahë dhe për familjen. Shoh shpesh edhe kolegët e mi, pra i shmangen, madje edhe aty tek një intervistë tha kam filluar përgjegjës punën e parë, përgjegjës nuk fillohet puna e parë, është shumë e vështirë, duhet të fillosh diku tjetër. Kjo është interesante, të paktën brezi i ri duhet të edukohet me këtë. Unë dhe fëmijët e mi i kam futur në punë që të vegjël, edhe në shkollë edhe në punë, kamerierë, banakierë, çfarëdo.

Rudina Magjistari: Mendoj që prindërit duhet t’i stimulojnë, t’i shtyjnë. Gjatë periudhës së verës është bukur që të kenë eksperienca të tilla.

Nard Ndoka: Ka një lloj mentaliteti paragjykues dhe frenues dhe kjo nuk është e mirë.

Donika Mici: Të them të drejtën unë gocën time e vishja me përparëse të bardhë, e nxirrja në fabrikë, sepse unë 5 vite kam fjetur në fabrikë. Gjatë verës kur kthehej nga Italia se ajo ka ikur 10 vjeçe për të studiuar andej dhe kthehej dhe rrinte 8 orë në fabrikë. Ok bënte hile, fshihej pas kartonëve, të gjitha gjërat i bënte, por ishte i detyruar që 8 orë të rrinte mbrapa magazinierëve dhe mbrapa njerëzve për të kuptuar logjikën e punës. Edhe pse ishte 15-16 vjeçe e ka bërë për vite me radhë atë punë dhe e shoh sot që në punën e saj që ajo bën që është e pavarur, është shumë më përpara sesa një shoqe e vetë që nuk ka punuar kurrë. /tvklan.al