Ditën e sotme zgjedhësit në Himarë u janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se procesi i numërimit pritet që të përfundojë në orët e para të mëngjesit. Megjithatë ai shtoi se e rëndësishme është që të respektohet afati ligjor, pra ora 22:00 e ditës së nesërme.

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ: Besoj që në orët e para të mëngjesit do të jetë i përfunduar procesi i numërimit, por ngelet për t’u parë gjithmonë. E rëndësishme është që në finale të respektohet afati ligjor, ora 22:00 e ditës tjetër. Nëse do të jetë e mundur që anëtarët e grupeve të numërimit dhe komisioni zonal i Administrimit Zgjedhor do të operojë më shpejt është e mirëpritur për të gjithë.

Ne kemi komunikimin e vazhdueshëm me partitë politike që eventualisht të marrin masa për ata anëtarë të grupeve të numërimit, që realisht në fakt duhet ta pranojmë procesi i numërimit është një proces i lodhshëm dhe mënyra  se si ne operojmë për të nxjerrë rezultatin mendoj se nuk është ajo më e mira./tvklan.al