Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku po punonte në Maliq.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se 45-vjeçari ka qenë duke rregulluar çatinë e një shtëpie, ndërsa ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./tvklan.al