Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave të tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit,  ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./tvklan.al