Titujt kryesorë 12 Korrik 2010, ora 19:30

Ngërçi politik, mazhoranca cakton Patozin për negociatat

Mazhoranca fillon zyrtarisht përpjekjet për materializimin e rezolutës së Parlamentit Europian që kërkon zgjidhje kushtetuese të ngërçit politik në vend. Për fillimin e negociatave kryeministri caktoi sot kreun e grupit kuvendor të PD, Astrit Patozi.

Presidenca belge: Zgjidhje kushtetuese për ngërçin politik

Presidenca belge e BE deklaron se ngërçi politik në vend duhet të zgjidhet me transparencë dhe rrugë kushtetuese. Ambasadori belg në Tiranë tha sot gjithashtu se Shqipërisë i mbeten vetëm disa kushte teknike për të finalizuar liberalizimin e vizave.

Prokurimet publike, qeveria merr çmimin e dytë nga OKB

OKB i ka dorëzuar Shqipërise çmimin e dytë për prokurimet publike, një shërbim për të përmirësuar klimën ndaj biznesit. Ambicja e qeverisë është regjistrimi dixhital i pronës dhe shtrirja e këtij shërbimi në gjithë sektorët e administratës publike.

Spanja, mbretëresha e futbollit botëror. Hollanda ul kokën

Spanja është shpallur kampione e botës në futboll me fitoren ndaj Hollandës në finalen e Johannesburg. Gjermani Muller merr Këpucën e Artë, ndërsa uruguajani Forlan shpallet lojtari më i mirë i aktivitetit.

Uganda, terroristët vrasin dhjetra tifozë që ndiqnin finalen

70 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve në dy lokale në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.  Zyrtarët thanë gjithçka ndodhi në momentin kur njerëzit ishin mbledhur të shihnin finalen e kupës së botës Afrika e Jugut 2010.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 12 Korrik 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço