Qysh në orët e hershme të mëngjesit po bëheshin testimet e urës së Ibrit nëse është e gatshme për qarkullim të automjeteve.

Në mesditë testimi u bë edhe me kamionë. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos hapur urën, në komunën e Mitrovicës u organizua debat publik me qytetarët.

Serbët shfaqën shqetësimet për sigurinë nëse hapet ura.

Nuk munguan as tensionet mes policisë. Dy politikanë lokalë serbe  Aleksandar Arsenijeviç dhe Stefan Vellkoviç nga partia Demokracia Serbe u ndaluan pas debateve me punonjësit që po lyenin grafitet me flamurin serb. Kjo bëri që të protestohej kundër këtij akti, teksa policia u detyra t’i lironte.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se argumenti që hapja e urës është kërcënim për tension është tendencioz.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi tha se pas punimeve dhe testimeve të kryera, pas tre ditësh pritet të dalë raporti nëse mbi urë mund të lejohet kalimi automjeteve.

Tv Klan