Titujt kryesorë 16 Qershor 2010, ora 19:30

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pranë 10 vendeve të para të BE

Një raport i Komisionit Europian e rendit Shqipërinë në vendet e para në Ballkan sa i takon rritjes ekonomike. Shifrat e prezantuara janë shumë afër performancës ekonomike të 10 vendeve të para të BE-së. Ndërkohë, biznesi gjerman shton investimet në Shqipëri.

Shqipëri-Kosovë, një sportel kontrolli për sezonin turistik

Shqipëria dhe Kosova do të kenë vetëm një sportel kontrolli kufitar gjatë sezonit të verës. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat Basha dhe Rexhepi në Murriqan. Ndërkohë mijëra makina me turistë e biznesmenë përshkojnë çdo ditë tunelin e Thirrës.

PE: Opozita në parlament, palët të mendojnë për ndryshimet e ardhshme

Parlamenti Europian kërkon nga qeveria dhe opozita ta zgjidhin vetë ngërçin politik, në perputhje me Kushtetutën e vendit. Në deklaratë thuhet se opozita duhet të qendrojë në parlament dhe të bashkepunojë me qeverinë për kryerjen e një reforme për zgjedhjet e ardhshme.

Imami: Mbështetja e Francës per Shqipërinë, pa rezerva

Franca mbështet pa rezerva procesin integrues të Shqipërisë, qëndrim që bazohet në reformat politike, ekonomike e ushtarake të qeverisë shqiptare. Garancia për këtë u mor në Paris gjatë takimeve të Ministrit Imami me homologun e tij francez.

Zhgënjen Spanja, debuton me humbje në Boteror

Zvicra bën surprizën e parë në Botëror duke mundur 1 me 0 Spanjën në ndeshjen e saj debutuese. Në takimin tjetër të ditës, Kili ka mundur me rezultat të ngushtë Hondurasin, ndërsa Uruguaj ka triumfuar përballë Afrikës së Jugut.

Francë, përmbytjet masive marrin dhjetëra jetë njerëzish

Franca është përfshirë nga një mot i keq me shira dhe përmbytje, që kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur e të zhdukur. Ushtria dhe Emergjencat Civile janë angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të dëmtuara.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 16 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço