Titujt kryesorë 29 Maj 2010, ora 19:30

MPJ: Brenda Qershorit, plotësohen detyrimet për heqjen e vizave

Shqipëria është gati për të merituar heqjen e vizave me vendet e hapësirës Shengen. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, detyrat në ngarkim të qeverisë, si plotësim të kushteve për liberalizimin e vizave, do të plotësohen brenda muajit Qershor.

Grabitja, përfundon në 30 minuta aventura e te riut nga Shkodra

Përfundon në vetëm 30 minuta aventura e një të riu nga Shkodra që tentoi sot të grabiste një njësi shitjeje të kompanisë Vodafone në kryeqytet. Policia e ka neutralizuar atë menjëherë, ndërkohë që nga ky incident nuk ka pasur asnjë të lënduar.

“Eurovizion 2010”, Shqipëria dhe Juliana Pasha favorite për fitore

Shqipëria konkurron sonte në natën finale të Eurovizion, me Juliana Pashën dhe këngën e saj “It’s all about you”, me bashkëautorësi të Ardit Gjebresë dhe Pirro Çakos. Kënga shqiptare është më e votuara deri më tani në internet.

Afishimi i operacioneve, shefat e pavionëve shkelin urdhërin e ministrit

Shefat e pavionëve në QSUT shkelin hapur urdhërin e Ministrit të Shëndetësisë për afishimin e listës së operacioneve. Një vëzhgim i Tv Klan nxjerr në pah skandalin me operacionet e planifikuara.

Hekurudhat shqiptare, estonezët kërkojnë modernizimin e rrjetit

Modernizimi i sistemit hekurudhor shqiptar çon në uljen e kostos së transportit dhe rrit konkurrencën e produkteve shqiptare, duke ndikuar kështu pozitivisht në ekonominë e vendit. Estonezët shprehin interes për investime në këtë sektor.

Botërori, Argjentina dhe Danimarka mberrijne ne Afriken e Jugut

Yjet e futbollit argjentinas kanë zbarkuar në Afrikën e Jugut, ndërkohë që emocionet për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të globit shtohen me afrimin e ditës së çeljes së Kampionatit Botëror, më 11 Qershor.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 29 Maj 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi