Të rinjtë shqiptarë pëlqejnë të bëhen specialistë it, inxhinierë dhe mjekë. Arjan Xhelaj nga rrjeti akademik shqiptar, thotë se në përfundim të aplikimeve për në universitet nga 19713 nxënës, 27 % ose e thënë ndryshe 5323 nxënës kanë aplikuar për t’u specializuar në It, inxhinieri dhe teknologji.

“Interesi më i madh ka qenë në degët inxhinierike, teknologji dhe IT. të treja këto grupime kanë rreth 27 %. Vet IT në vetvete ka 14 % aplikime. Të ndjekura nga shkencat mjekësore që janë rreth 21.6 %. Në vend të tretë janë degët klasike, ekonomiku që lëviz pak më shumë se 16 % së bashku me juridikun 20 %”.

Një interes të lartë këtë vit kanë patur edhe programet 2-vjecare

“Ecuri të mirë kanë patur edhe programet 2-vjeçare, janë mbi 10 % këtë vit”.

Ndërsa degët prioritare të shpallura nga qeveria dhe që përfitojnë mbështetje financiare ende qëndrojnë në nivele të ulëta edhe pse më një rritje shumë të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Tv Klan