Leonard Duka një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare ekstradohet drejt vendin tonë.

38-vjeçari ishte arrestuar 18 muaj më parë në Belgjikë. Leonard Duka mbërriti në aeroportin e Rinasit në orën 14:30.

Ishin negociatat e shumta të Interpol Tiranës që kanë bindur autoritetet belge për të dhënë dritën jeshile, me qëllim vënien e tij para drejtësisë shqiptare.

38-vjeçari akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.  Mbi këtë akuzë, Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të vitit të shkuar, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Gjithashtu emri i tij doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” dhe “Encrochat”.

Në këto biseda, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi. Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Urdhër ndalimi i dytë i kërkuar nga SPAK iu komunikua 38-vjeçarit në 18 maj të këtij viti, teksa ai ndodhej në ambientet e burgut, në pritje për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Klan News