Në një fabrikë të prodhimit të lëndëve plastike në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm sot rreth orës 15:00.

Policia njofton se dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Sipas informacioneve paraprake janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu raporton afër vendit të ngjarjes se në pak minuta zjarri ka marrë përmasa të mëdha, kjo edhe për shkak të materialeve që ka pasur në këtë fabrikë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


/tvklan.al