Të lobojmë sa më shumë, t’i japim fund kësaj “pandemie”

Këngëtari Elton John ka organizuar një festë të përvitshme të Hollywood-it në mbrëmjen e Çmimeve të Akademisë në 30 vitet e fundit, me qëllim që të mbledhë para për fondacionin e tij të Sidës.

Elton John mbajti një konferencë për shtyp përpara se tapeti me ngjyrë shampanjë të hapej për të ftuarit për mbrëmjen dhe foli për misionin e fondacionit, si dhe planet e tij për përfundimin e turneut të tij në korrik.

“Ne duhet të vazhdojmë në këtë udhëtim. Jemi duke punuar por AIDS është lënë mënjanë nga COVID dhe gjëra të tilla. Ne duhet ta mbajmë AIDS-in në sy të publikut dhe në interes të publikut, sepse nëse ka një kurë për SIDA-n që vjen nga tani deri në vitin 2030, gjithçka do të shkojë shumë mirë. Por ne duam t’i japim fund kësaj pandemie deri në atë kohë në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen për të bërë jetë të shëndetshme si dhe për shumë te infektuar në Afrikë.”

Pas konferencës për shtyp, bashkëjetuesi i Elton John, David Furnish u pa duke përshëndetur vizitorët dhe duke folur me shtypin.

Performanca e mbrëmjes nga artistja dhe aktorja Rina Saëayama përfshiu një duet me Sir Elton. Furnish i tha Reuters se fondacioni ka mbledhur mbi 8 milionë Dollarë që nga fillimi i tij.

Klan News