Situata e krijuar nga reshjet e dëborës ku shumë rrugë në zonat e thella malore u bllokuan, Ministria e Mbrojtjes përmes Emergjencave Civile u ka dërguar letër të hapur bashkive në 6 prefektura e vendit.

Në letrën drejtuar Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Pukës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës, thuhet së sërish këtë vit moti i keq nxori në pah  probleme të menaxhimit të situatës. Ndër të tjera, në shkresë Drejtoria e Emergjencave thotë se nuk janë parashikuar fondet për masat mbrojtëse, parandaluese dhe ndërhyrëse. Ministria e Mbrojtjes kërkon që të këto bashki të dërgojnë listën e plotë të kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Edhe pak ditë më parë, kreu i Emergjencave bëri përgjegjës pushtetin lokal për bllokimin e rrugëve rurale. Në një intervistë për Televizionin Klan, ai tha se shumë bashki nuk kanë marrë masat e nevojshme për dimrin ndërsa vlerëson si më problematike situatën në veri të vendit.

Tv Klan