Pas anulimit të planit të zhvendosjes së emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, qeveria britanike është në kërkim të një skeme tjetër. Ajo po i hedh sytë pikërisht te mënyra se si do të funksionojë marrëveshja e arritur mes dy qeverive italiane dhe shqiptare për pranimin e emigrantëve të paligjshëm.

Mediat britanike shkruajnë se vetë kryeministri Keir Starmer pritet të diskutojë mbi çështjen e emigracionit të paligjshëm në takimin e nesërm në Romë, me kryeministren Giorgia Meloni.

Më tej ato theksojnë Sir Keir Starmer ka deklaruar se duhet ta ndjekë fillimisht se si do të funksionojë ky plan dhe është i interesuar për një skemë përpunimi të zhvilluar nga qeveria italiane dhe pse jo për ta kopjuar atë.

Më 18 Korrik në takimin e Komunitetit Politik të mbajtur në Britaninë e Madhe, ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama u fol dhe për çështjet emigracionit të paligjshëm.

Në Shqipëri pritet të nisë nga puna qendra e pritjes së refugjatëve të paligjshëm në Gjadër, e cila sipas marrëveshjes së firmosur në nëntor të vitit të shkuar mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni, do të trajtojë deri 3 mijë emigrantë të paligjshëm.

Vetë kryeministri Edi Rama pati deklaruar me parë se edhe shtete të tjera janë interesuar për pasur një marrëveshje të ngjashme si jo me Italinë, por i ka refuzuar.

Tv Klan