Përbërësit:

250 gr miell

125 gr ujë i vakët

20 gr vaj ulliri

5 gr kripë

Për mbushjen:

125 gr mish viçi i grirë

125 gr qepë

100 gr ullinj të zi

15 gr rrush i thatë

2 vezë

1 lt vaj luledielli

1 spec djegës

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas miellin, shtojmë në të ujin e vakët, vajin, kripën dhe përgatisim brumin. Vendosim në një tas rrushin e thatë që të zbutet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, specin djegës dhe mishin e grirë. Më pas shtojmë në to ullinjtë e zi, rrushin e thatë, kripë, piper dhe vezët e rrahura. Pasi e heqim nga soba shtojmë në të bukë të grirë, i përziejmë të gjitha bashkë. Hapim brumin, e presim në forma rrethore i mbushim me masën që përgatitëm dhe i skuqim në vaj.

/tvklan.al