Blerja më e fundit e Real Madridit, braziliani Endrick, nuk i mbajti dot lotët ndërsa foli përpara mbi 30 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Bernabéu” për prezantimin e tij.

Sulmuesi 18-vjeçar falënderoi fansat në spanjisht, duke ia përcjellë emocionet edhe familjarëve të pranishëm.

Baziliani do të mbajë në fanellë numrin 16.

“Jam shumë i lumtur sepse që fëmijë gjithnjë kam qenë një fans i Real Madridit. E tani jam këtu…! Kjo është një çmenduri. Nuk kam fjalë për të përshkruar se çfarë është e gjithë kjo. Gjithnjë kam dashur që të jem këtu. Ju falënderoj të gjithëve!”

Në mëngjesin e së shtunës, Endrick u paraqit në qendrën stërvitore të Valde-bebas, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe nënshkroi zyrtarisht kontratën e tij me Los Blancos.

Real Madrid njoftoi akordin me Palmeiras për të firmosur me brazilianin në dhjetor 2022, 20 muaj para se ai të prezantohej zyrtarisht në kryeqytetin spanjoll.

18-vjeçari do t’i bashkohet rekordmenëve të Europës për të nisur stërvitjen për sezonin e ri. Galaktikët kanë oreks për të tjera trofe si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Vëmendja do të jetë e gjitha te “Los Blancos’ që në përbërje kanë yje si Vinicius, Bellingham e Mbappe.

Klan News