Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti turk Erdogan ishte prerë kur foli për organizatën Feto, që siç tha vazhdon të jetë në Shqipëri në fusha të ndryshme. Erdogan tha se pret që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër Fetos në vend dhe të mos lerë që marrëdhënia mes dy vendeve të errësohen për këtë arsye.

“Po kështu besojmë se edhe miqtë tanë shqiptarë duhet të kenë parasysh ndjeshmëritë e Turqisë.

Në këtë kuadër, më lejoni të them këtu para jush se lufta kundër organizatës terroriste Feto e cila tentoi grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë bombardoi parlamentin tonë dhe masakroi popullin tone, është një nga ndjeshmëritë tona të cilat i kushtojmë vëmendje të veçantë. Fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate, edhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendi tonë, vazhdojnë të jenë në Shqipëri. Të tregojnë ekzistencën e tyre në çdo fushë, në arsim shëndetësi, në institucionet fetare si dhe në një pjesë të konsiderueshme të sektorit privat.

Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe nëse është e hidhur. Për çështjen e Fetos ne e shohim si parakusht vëllazëri, miqësie dhe partneriteti tonë strategjik që shprehim sinqerisht të vërtetën. Ashtu si Turqi, edhe këtu institucionet, qarqet e lidhura me Feton kanë agjentë të fshehur. Ndaj nuk duhet të keni asnjëlloj dyshimi se ata, me të ardhur koha do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta dhe atëherë të gjithë do ta kuptojnë.

E njëjta si Turqia, si shumë vende të tjera të botës. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, tradhtare, tinëzare që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj.

Nëse nuk vepronim menjëherë në kohë është e pashmangshme që tentativat e ngjashme të kësaj strukture në vendin tonë të përsëriten, por edhe këtu në Shqipëri. Ne e kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë. Një gjë e vërtetë e cila realisht kemi paguar ne si Turqi një kosto shumë të rëndë.  

Ne e konsiderojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë, miqve tanë që mos të kenë të njëjtin fat që ne e përjetuam më parë.

Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër Fetos në vend dhe të mos lerë që marrëdhënia tona të errësohen për këtë arsye. Dhe shpresoj që kjo çështje në vizitat e ardhshme që do të zhvilloj në Shqipëri, të ketë marrë formë të prerë”./tvklan.al