Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën ftohen në finalen e Euro 2020


Eriksen dhe mjekët që i shpëtuan jetën ftohen në finalen e Euro 2020

18:00 06/07/2021

Qeveria e futbollit europian, UEFA, ka vendosur që të ftojë futbollistin danez, Christian Eriksen dhe ekipin mjekësor që e ndihmoi t’i mbijetonte arrestit kardiak në fushën e blertë, që të jenë prezentë në finalen e Euro 2020 që do të zhvillohet në Wembley të dielën.

Kujtojmë që Eriksen u bë protagonist i një episodi shumë të rëndë në ndeshjen e parë të Danimarkës në kampionatin europian. Ai pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën. U desh ndërhyrja fillimisht e futbollistëve dhe pastaj e mjekëve për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për t’i shpëtuar jetën.

UEFA njoftoi se Eriksen, gruaja e tij dhe gjashtë mjekë janë ftuar në finale, megjithatë ende nuk ka një konfirmim nëse do të marrë pjesë. Një prej mjekëve u shpreh i lumtur që kishte marrë një ftesë VIP nga shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Eriksen vetë nuk ka kthyer një përgjigje. Danimarka e tij mund të jetë në finale gjithashtu. Ditën e nesërme, ajo do të luajë shanset e saj në gjysmëfinalen përballë Anglisë. /tvklan.al







Të ngjashme