I njohur për peizazhin tejet tërheqës, plazhi i sektorit Rinia në Durrës, është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Me një vijë bregdetare 13 kilometra të gjatë, me rërë të bardhë dhe ujë të pastër, ky plazh është ideal për të pushuar me familjen apo shoqërinë.

Ky plazh është zbuluar dhe po preferohet nga turistët, të cilët vlerësojnë bukurinë dhe qetësinë që gjejnë këtu.  

 “Është shumë i bukur. Ua këshilloj edhe të tjerëve. Është hera e parë që vij. Natyra, ushqimi, muzika. Jam shumë e kënaqur, do të kthehem sërish.”

“Plazhi është super. Është shumë i bukur.”

“Jam nga Turqia. Ky është një vend i bukur. Plazhi gjithashtu është i mirë. Ua rekamandoj edhe të tjerëve ta vizitojnë. “

Ligatina shtrihet përgjatë të dyja anëve të rrugës së plazhit, duke përfshirë gjire dhe parcela toke të krijuara nga baticat dhe zbaticat e detit.

Një kurorë e gjelbër fillon në Porto Romano dhe shtrihet deri afër grykëderdhjes së lumit Erzen në det, ku vizitorët mund të shijojnë parkun me pisha për ecje apo piknik.

Ky mozaik natyror ndodhet në veri të qytetit dhe mund të arrihet brenda vetëm 20 minutave udhëtim me makinë nga qyteti i Durrësit.

Tv Klan