
Ernest Muçi shënon me Legian
20:58 05/02/2023
Klubi pretendon vendin e parë
Legia Varshava është 7 pikë lart vendit të parë të renditjes që mbahet nga Rakoë por këtë të shtunë bëri një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Zaguanbie Lubin.
Goli i fitores për Legia u shënua nga Ernest Muçi. Lojtari i Kombëtares, që është prodhim i ekipeve zinxhir të Tiranës ndoqi mirë aksionin dhe pas krosimit të Josue goditi në zonë dhe me një devijim të lehtë tundi rrjetën kundërshtare.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Muçin që në këtë sfidë luajti për 78 minuta. 21-vjeçari pretendon një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares Sylvinho.
Tv Klan