Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Arkiva Opinion

Zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 Integrimi i Shqipërisë në BE

Zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 Integrimi i Shqipërisë në BE

“Opinion” në Tv Klan i është dedikuar zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005 me një seri emisionesh të përnatshme. Në këto emisione janë trajtuar tema të ndryshme dhe janë shpalosur platformat e partive të ndryshme. Integrimi i Shqipërisë në BE ishte tema e radhës dhe për të diskutuar lidhur me të ishin të ftuar në studio...

Qershor 15, 2005
Lufta në Irak

Lufta në Irak

Lufta në Irak, një nga çështjet e politikës botërore që ka okupuar dhe okupon prej një viti të gjitha kanalet televizive botërore ka vënë në lëvizje diplomacinë. Kjo çështje duket se do të ndikojë edhe në zhvillimet e ardhshme ndërkombëtare. Për të diskutuar rreth kësaj teme ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi...

Prill 22, 2004
Pse u anëtarësua Edi Rama në Partinë Socialiste?

Pse u anëtarësua Edi Rama në Partinë Socialiste?

Emisioni “Opinion” i datës 6 Nëntor 2003 i është kushtuar zhvillimeve brenda Partisë Socialiste dhe krizës që e ka përfshirë. Kreu i bashkisë Tiranë, Edi Rama ishte personazhi i ftuar përballë gazetarit Blendi Fevziu për të folur lidhur me situatën. Ai u shpreh se u bë anëtar i Partisë Socialiste pasi kjo parti e ka...

Nëntor 6, 2003
Krimi organizuar dhe lufta kundër tij

Krimi organizuar dhe lufta kundër tij

Një nga problemet më të ndjeshme të muajve të fundit në Shqipëri që diskutohet në të gjitha nivelet e shoqërisë është ai që ka lidhje me intensifikimin e krimit dhe luftën kundër tij. Për të diskutuar rreth kësaj teme të rëndësishme ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Luan Rama ministër i Rendit...

Maj 15, 2003
A është Shqipëria një vend islamik?

A është Shqipëria një vend islamik?

Tema e islamizmit në Shqipëri dhe raportet që krijon ky besim me pjesën tjetër të shoqërisë është një temë delikate edhe pse mjaft e “rrahur”. Duke qenë një temë delikate dhe në një vend me tre besime fetare të njohura zyrtarisht duket se përbën interes jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon....

Janar 30, 2003
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga temat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë që gjithnjë është lënë në hije e rrethuar me mister. Kjo temë pothuajse për 50 vjet ka qenë e padiskutuar, ndërkohë për të folur rreth saj ishin të ftuar ne emisionin “Opinion” historianët Xhelal Gjeçovi, Muharrem Dezhgiu, Paskal Milo, Ardian Klosi gazetar...

Janar 23, 2003
Bashkimi i opozitës

Bashkimi i opozitës

Propozimi i Sali Berishës për unifikimin e opozitës ka qenë ndër më të diskutuarat në aktualitetin politik. Dhe pikërisht kjo temë është diskutuar edhe në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Lidhur me këtë ide të kreut të opozitës ka pasur kontestime dhe entuziazëm, por për të diskutuar më shumë detaje rreth saj ishin të...

Janar 9, 2003
Pronat, kthimi ose kompensimi i tyre

Pronat, kthimi ose kompensimi i tyre

Çështja e kompensimit të pronave është një nga më të rëndësishmet. Pronat janë shtetëzuar që prej vitit 1945, e derisa gjithçka u quajt pronë e shtetit. Pas vitit 1991 ka filluar kompensimi i pronave, një proces i cili shumë herë është komentuar si gjysmak. Ndërkohë në Kushtetutën e hartuar në vitin 1998 një nen përcakton...

Dhjetor 5, 2002
A ka marrëveshje Nano-Berisha?

A ka marrëveshje Nano-Berisha?

“A ka marrëveshje Nano-Berisha”? Kjo është një temë sa e përditshme dhe e diskutuar aq edhe e pa definuar. Raporti mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, dy personazheve më të rëndësishëm të politikës shqiptare të 12 viteve të fundit rilindi në Qershorin e këtij viti pas marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentit Alfred Moisiu. Pas marrëveshjes...

Nëntor 21, 2002
“Çështja Mehmet Shehu”, vrasje apo vetëvrajse?

“Çështja Mehmet Shehu”, vrasje apo vetëvrajse?

Ngjarja më e rëndësishme e vitit 1981 ndodhi në Dhjetor dhe ishte pikërisht vrasja e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu. Kryeministri më jetëgjatë i historisë së Shqipërisë u gjet në shtëpinë e tij, aty ku quhej blloku i udhëheqësve, në rrethanat e një vetëvrasjeje, gjë që mbetet ende mister. Versioni i menjëhershëm që u...

Nëntor 7, 2002