Tema e islamizmit në Shqipëri dhe raportet që krijon ky besim me pjesën tjetër të shoqërisë është një temë delikate edhe pse mjaft e “rrahur”. Duke qenë një temë delikate dhe në një vend me tre besime fetare të njohura zyrtarisht duket se përbën interes jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon. Një pjesë e asaj që konsiderohet si kërcënimi islamik ka të bëjë me atë që quhet fondamentalizmi islamik. Pjesa më e madhe e debatit në emision i takon rigjetjes së islamizmit dhe besimit fetar në Shqipëri pas vitit 1991. Ideja e hedhur në pjesën më të madhe të mediave shqiptare dhe të huaja konsiston në faktin se islamizmi i ri shqiptar nuk është modeli tradicional i islamizmit të vjetër shqiptar, por një islamizëm i ri i importuar nga vendet arabe.

Për të folur lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu analistët Pirro Misha, Mustafa Nano, Ervin Hatibi dhe Ermir Gjinishi nën/kryetar i Komunitetit Islamik. Në lidhje direkte n nga Prishtina ishte Arbër Xhaferri, kryetar i PDSH Tetovë.

“Mendoj se Shqipëria është një vend laik që kërkon të adaptojë një sistem perëndimor, vlerat e një qytetërimi, i cili ka në bazë të saj ndarjen e fesë nga jeta publike. Me këtë kuptoj që feja nuk duhet të imponojë modelet e saj në institucione”, tha Misha./tvklan.al