Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fushe Kruje

I dyshuar për “kanosje” dhe “shpërdorim detyre”, AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”. Sipas asaj që bën të ditur AMP arrestimi i tij është kryer, pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi...

Prill 6, 2025

Pjesë e grupit kriminal për vjedhje, arrestohet 33 vjeçari pas dy ditë kërkimesh

Një 33 vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal, që bënte “kërdinë” me vjedhje në Fushë-Krujë. I riu ishte shpallur në kërkim që prej datës 2 Prill, ndërsa 4 të tjerë u arrestuan si pasojë e operacionit policer “Formacioni”. Njoftimi i forcave blu sqaron se 33 vjeçari së bashku...

Prill 4, 2025
Shpërthimi i tritolit në Fushë Krujë

Vendosi eksploziv në murin e jashtëm në një punishte sallami, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Policia ka zbardhur autorësinë e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë. Sipas asaj që bëjnë të ditur blutë, autori është identifikuar si 26-vjeçari K. C. banues në Krujë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin teksa ka sekuestruar automjetin me të cilin...

Mars 7, 2025

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në murin e jashtëm në një punishte sallami

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit në murin e jashtëm të një punishte sallami në lagjen ish-Grumbullimi të Fushë Krujës. Sipas asj që bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, sasia e eksplozivit që është vendosur dyshohet të jetë rreth 200 gramë. Në polici pronari i objektit ka...

Mars 5, 2025

Dyshime, dilema dhe hipoteza… ‘Brenda’ trurit të Lutfijes, nënës që nuk kujton të ketë lindur një fëmijë

Historia e Erionit që kërkon nënën e tij biologjike dhe Lutfijes, e cila nuk mban mend të ketë sjellë në jetë një djalë në vitin 1979, por analiza e ADN-së provoi lidhjen e tyre gjenetike, është e pazakontë. Edhe pse thoshte se nuk e mbante mend lindjen e tij, si provë e pakundërshtueshme, ADN-ja përcaktoi...

Shkurt 16, 2025

“S’më duket djali im…”/ ADN-ja e konfirmon, Erioni përqafon nënën biologjike pas 46 vitesh!

Është momenti i së vërtetës. Pas 46 viteve, Erioni më në fund do të mësojë nëse emri i gruas në certifikatën e tij të lindjes është vërtet nëna e tij biologjike. Ai e kërkoi ndihmën e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar rrënjët e vërteta të identitetit. Lutfija, edhe gjatë takimit fillestar me...

Shkurt 16, 2025

“Kopje!” Publiku i bindur se janë nënë e bir, Erioni dhe Lutfija shihen për herë të parë

Pas marrjes së kampionëve respektivë të ADN-së së Erionit dhe Lutfijes, gruas që mendohet se është nëna e tij biologjike, ka ardhur dita që të dy të përballen në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Erioni hyn shumë i emocionuar në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe tregon se sapo ia ka rrëfyer...

Shkurt 16, 2025

Humbi binjakët e porsalindur, Lutfija mohon të ketë sjellë në jetë Erionin

Nga zyra e Ardit Gjebreas ku mësuam rrëfimin e Erionit dhe kërkimin e tij për prindërit biologjikë, “Ka Një Mesazh Për Ty” zhvendoset në Shkozë, në qendrën sociale “Strehëza” për ta takuar Lutfije Demën. Bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet edhe ekspertja biologe e “Forensic Center Albania” e cila në...

Shkurt 16, 2025

“Çdo rrugë të çon tek ajo”/ Hijet e së vërtetës, kush është gruaja e dyshuar si nëna biologjike e Erionit

Prej vegjëlisë, Erioni ka dëgjuar fjalë se nuk ishte djali biologjik i familjes. Në moshën 18-vjeçare, teksa shkoi të merrte një certifikatë në gjendjen civile, mësoi se fjalët ishin të vërteta dhe prindërit e tij biologjikë s’ishin ata që kishte menduar deri në atë moment. Vetëm shtatorin e shkuar, pasi më në fund nëna birësuese...

Shkurt 16, 2025

“Ti qenke i adoptuar!” Erioni kërkon familjen biologjike pas 46 vitesh

Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” është zhvendosur në zyrën e moderatorit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebreas. Ai shpjegon se shtatorin e shkuar, në adresën e programit kishte mbërritur një mesazh nga Erion Dehari, i cili pas 46 vitesh kërkon të gjejë nënën e tij biologjike. Gjebrea mirëpret Erionin në zyrë...

Shkurt 16, 2025