Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Joao Felix

Joao Felix

Benfica ëndërron rikthimin e Felix

Joao Felix po luan javët e fundit te Milani. E ardhmja e portugezit do të jetë larg kuqezinjve. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit, pasi nuk ka bindur drejtuesit e Milanit për të blerë kartonin e tij. Felix do të rikthehet te londinezët për herë të tretë në karrierë, por edhe këtë herë...

Prill 16, 2025
Joao Felix

Do të largohet nga Milani, Felix nis bisedimet me klubin turk

Aventura e Joao Felix te Milani do të mbyllet në fund të sezonit aktual. Portugezi është i huazuar te kuqezinjtë nga Chelsea, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Drejtuesit italianë kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e tij dhe pas përfundimit të huazimit është i detyruar të rikthehet te Chelsea....

Mars 26, 2025
Joao Felix

U afrua me bujë, Milani i tregon derën sulmuesit Joao Felix

Joao Felix ishte një nga afrimet e merkatos së dimrit te Milani, për të cilin pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Sulmuesi portugez, u mor në huazim nga Chelsea, ndërsa u përfol fillimisht se italianët mund të provonin ta blinin kartonin e tij në verë. Megjithatë kjo nuk do të ndodhë. Përveç golit në debutim ndaj...

Mars 16, 2025
Joao Felix

Nga yll i merkatos në simbol të krizës, Milani reflekton për të ardhmen e Felix

Joao Felix u afrua me bujë në merkaton e dimrit nga Milani. Sulmuesi portugez, shihej si një nga goditjen e bujshme, por entuziazmi është shuar shpejt. 25-vjeçari e nisi shumë mirë aventurën, me një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë ndaj Romës. Megjithatë, pas asaj ndeshje paraqitjet e Felix kanë qenë zhgënjyese...

Mars 5, 2025
Sergio Conceicao

Conceicao ndryshon skemën te Milani, Leao ose Felix në stol

Te Milani nuk po gjejnë qetësi. Trajneri Sergio Conceicao ka vendosur të heqë dorë nga skema 4-4-2, të cilët e ka përdorur që nga ardhja e tij te kuqezinjtë. Sipas mediave italiane, tekniku portugez pritet të luajë me skemën 4-3-3, me Musah, Reijnders dhe Fofana në mesfushë. Në repartin e sulmit, e sigurt është prezenca...

Shkurt 26, 2025

Milani bind me afrime e reja, Conceicao: Kemi lojtarët e duhur për modulin 4-4-2

Milani bindi në Kupën e Italisë, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-1, për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale. Kuqezinjtë ishin me një fytyrë tjetër dhe duket se blerjet në merkato kanë dhënë efekt. Joao Felix debutoi me gol, ndërsa asistin e mori nga një tjetër debutues, Santiago Gimenez. Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Sergio...

Shkurt 6, 2025
Joao Felix

Zyrtarizohet Gimenez, Milani arrin akordin edhe për Felix

Milani është një nga klubet më aktive në këtë fund merkatoje. Këtë të Hënë, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Santiago Gimenez. Meksikani ka firmosur kontratë deri në vitin 2029, ndërsa do të mbajë fanellën me numrin 7. Megjithatë, Gimenez do të jetë sulmuesi i fundit i afruar. Sipas raportimeve nga Italia, Milani ka arritur...

Shkurt 3, 2025

Ndryshime në sulm, Milani synon edhe Felix

Milani po bën një mini-revolucion në këtë merkato dimri. Kuqezinjtë kanë bërë ndryshime të shumta, kryesisht në repartin e sulmit. Alvaro Morata është transferuar te Galatasaray dhe vendin e tij do e marrë Santiago Gimenez. Feyenoord ka pranuar ofertën e fundit të Milanit dhe lojtari ka planifikuar udhëtimin drejt Italisë për vizitat mjekësore. Në arkat...

Shkurt 1, 2025
Joao Felix

Milani për “pazar” në Angli, Felix del në skenë për sulmin

Milani vazhdon të punojë për afrimet që do të bëjë në merkaton e Janarit dhe objektivat janë të qartë, në mbrojtje dhe sulm. Kuqezinjtë duket se janë fokusuar në Premier League, për shkak se e kaluara ka treguar se lojtarët e kampionatit anglez përshtaten shpejt në Itali. Prej kohësh përflitej për një interesim të Milanit...

Janar 17, 2025

Zyrtare, Felix firmos me Chelsea-n

Joao Felix është zyrtarisht një lojtar i Chelsea-t. Klubi londinez, njoftoi firmën me sulmuesin portugez, që vjen nga spanjollët e Atletico Madrid. Ky transferim i kushtoi arkave të klubit londinez rreth 60 milionë euro. Felix kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë për gjashtë sezone, deri në verën e vitit 2030, me mundësi...

Gusht 21, 2024