Joao Felix mund të quhet lojtari më i ri i Chelsea-t. Sulmuesi portugez ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i bluve.

Londinezët prej kohësh ishin në kërkim të një sulmuesi dhe kanë mbyllur marrëveshjen me Atletico Madrid, për të siguruar shërbimet e Felix.

Futbollisti  24-vjeçar i ka kushtuar arkave të anglezëve plot 60 milionë euro, ndërsa do të firmosë kontratën deri në verën e vitit 2030, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Felix rikthehet te Chelsea, pasi luajti si i huazuar një vit më parë, ku në 16 ndeshje të zhvilluara shënoi 4 gola.

Megjithatë, kjo nuk ishte marrëveshja e vetme mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Dy klubet kanë mbyllur gjithashtu akordin edhe për mesfushorin Cono Gallagher, i cili largohet nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Spanjë.

Futbollisti anglez do të nisët drejt Madridit, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën. /tvklan.al