Joao Felix është zyrtarisht një lojtar i Chelsea-t. Klubi londinez, njoftoi firmën me sulmuesin portugez, që vjen nga spanjollët e Atletico Madrid.

Ky transferim i kushtoi arkave të klubit londinez rreth 60 milionë euro. Felix kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë për gjashtë sezone, deri në verën e vitit 2030, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Portugezi rikthehet te Chelsea, pasi luajti si i huazuar një vit më parë, ku në 16 ndeshje të zhvilluara shënoi 4 gola.

Kjo nuk ishte marrëveshja e vetme mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Dy klubet kanë mbyllur gjithashtu akordin edhe për mesfushorin Conor Gallagher, i cili largohet nga Premier League dhe do të vazhdojë karrierën në Spanjë. /tvklan.al